Ditët e fundit në Telegram, sulmuesi David Kozak ka publikuar mesazhe deluzive dhe shumë të forta.
“Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një sulm në shkollë dhe më pas të bëj vetëvrasje. Alina Afanaskina më frymëzoi shumë”, ka shkruar ai.
“Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhesha maniak. Pastaj, kur Ilnaz Galyaiev qëlloi shkollën e tij, kuptova se ishte shumë më fitimprurëse të bësh vrasje masive sesa ato serike. U ula, prita, e pashë në ëndërr veprimin e Alinës dhe më dha shtytjen e fundit. Ishte sikur ajo të më kishte ardhur në ndihmë nga parajsa në kohën e duhur.”
Dy djemtë e përmendur nga Kozak janë të dy autorë të të shtënave brenda shkollës së tyre. E para, Alina Afanaskina, 14 vjeçe, vrau shokun e saj të klasës dhe plagosi të tjerët duke përdorur armën e babait të saj në Bryansk, Rusi. Djali tjetër i marrë si model nga sulmi i Pragës është Ilnaz Galyaiev, autor i një masakre brenda institutit të tij në Kazan , gjithashtu në Rusi, në maj 2021. 19-vjeçari ishte një ish-student dhe vrau nëntë persona (shtatë studentë dhe dy mësues).
Top Channel