“Gjithmonë më kanë njohur si vajzë”, Edona James flet për periudhën e fëmijërisë

11 months ago 40

Edona James ka folur së fundmi me vajzat e shtëpisë në Big Brother VIP për kohën e fëmijërisë.

Ajo thotë se si e vogël të gjithë e kanë njohur si vajzë, pasi vishej me fustane dhe rrinte vetëm me vajza.

E njëjta tutje iu thotë vajzave se nuk i ka lënë familjarët që t’ia prisnin flokët, pasi dëshironte t’i mbante si femrat.

Foto: Screenshot/YouTube

“Çdo herë kam qëndroja me vajza, kam kënduar me def me to në dasma e kanagjeqe”, u shpreh ajo.

Transgjinorja tutje shtoi: “Kam veshur fustane, më kanë njohur gjithmonë si çikë. Nuk jam dukur kurrë si djalë, nuk i kam lënë të mi prenë flokët”.

Foto: Screenshot/YouTube

E pyetur nga Vesa Vllasaliu se kur ka qenë për herë të fundit në fshat, ajo theksoi se ka pesë vite.

“Nuk kam qenë që pesë vjet, ajo ka qenë hera e fundit”, vazhdon James. /Telegrafi/

Read Entire Article