GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj 9 grave të rikthyera nga Siria, pezullim për 14 të pandehurit meshkuj në kërkim

11 months ago 30
Reklamë

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen në ngarkim të 9 grave të rikthyera nga Siria. Lajmin e konfirmon për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala.

Të pandehurat do të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar për akuzën e “pjesëmarrjes në organizatë terroriste” dhe për “pjesëmarrje në formacione luftarake në një konflikt të armatosur jashtë vendit”.

Për 14 të pandehurit meshkuj të kësaj dosjeje, të cilët janë të shpallur në kërkim, është vendosur pezullim i çështjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article