GJKKO vendos sot fatin e Fredi Belerit, kreu i PBDNJ-së, Dule shkon në gjykatë

1 year ago 47
Reklamë

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e parë ndaj Fredi Belerit. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës pritet që të jetë i pranishëm në seancë. Po ashtu, në gjykatë ka shkuar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamje kur Dule shkon në Gjykatë.

Beleri ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ia kanë refuzuar. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.

Ndërkohë ai ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article