Gjobitet australiani që nxori gjarprin për “sërf”

1 year ago 26
Reklamë

Një burrë australian i cili u bë viral duke bërë sërf me pitonin e tij është gjobitur me 1,200 dollarë pasi nxori zvarranikun në publik.

Higor Fiuza nga Gold Coast i Australisë kishte bërë së paku 10 herë sërf në Gjirin e Rainbow me pitonin e tij të quajtur Shiva, transmeton Telegrafi.

Pamjet e australianit duke bërë sërf u shpërndanë gjerësisht në internet.

Fiuza tha se gjarpri duket se ka shijuar ujin, por oficerët e botës së egër ishin shqetësuar për mirëqenien e gjarprit pasi panë videon.

“Gjarpërinjtë janë padyshim kafshë gjakftohtë dhe ndërsa mund të notojnë, zvarranikët në përgjithësi shmangin ujin”, tha Jonathan McDonald, një nga oficerët e jetës së egër.

“Pitoni do të kishte gjetur se uji ishte jashtëzakonisht i ftohtë, dhe gjarpërinjtë e vetëm që duhet të ishin në oqean janë gjarpërinjtë e detit”.

McDonald tha se ndonëse Fiuza kishte lejen e duhur për të mbajtur gjarprin, ai nuk kishte leje për ta hequr atë nga prona e tij.

Read Entire Article