Gjykata e liroi, prokuroria nuk ekzekuton vendimin, këngëtarja Enca ende në burg

1 year ago 47
Reklamë

Teksa Gjykata e Tiranës caktoi lirimin e këngëtares së njohur, Enca, pasi në banesën e saj u gjetën të mbjella në disa vazo rrënjë kanabisi, ajo vijon të jetë ende pas hekurave.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se prokurori i çështjes ende nuk ka bërë ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lirimin e të resë. Kujtojmë se sot togat e zeza caktuan masën ‘detyrim paraqitje’ për këngëtaren Enca.

Kjo e fundit u arrestua dy ditë më parë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e saj në Lundër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article