Gjykata e New Yorkut: Donald Trump kreu mashtrime gjersa ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme

11 months ago 17
Reklamë

Një gjykatës i New Yorkut ka vendosur se Donald Trump ka kryer mashtrime për vite me radhë gjatë ndërtimit të perandorisë së pasurive të paluajtshme që e katapultoi atë drejt famës dhe Shtëpisë së Bardhë.

Gjykatësi Arthur Engoron, duke vendosur të martën në një padi civile të ngritur nga Letitia James, prokurorja e përgjithshme e New Yorkut, zbuloi se ish-presidenti amerikan dhe kompania e tij mashtruan bankat, siguruesit dhe të tjerët duke mbivlerësuar masivisht asetet dhe duke ekzagjeruar vlerën neto të tyre, raporton theguardian.

Vendimi, i cili vjen disa ditë përpara fillimit të një gjyqi pa juri, është mohimi më i fortë deri më tani i imazhit të kopjuar me kujdes të Trump si një manjat i pasur dhe mendjemprehtë i pasurive të paluajtshme, i kthyer në fuqi politike.

James e paditi Trumpin në shtator të vitit 2022, duke e akuzuar atë dhe Organizatën Trump se kanë gënjyer për një dekadë për vlerat e aseteve dhe vlerën neto për të marrë kushte më të mira për kreditë bankare dhe sigurimet.

Ajo ka thënë se Trump e rriti vlerën neto deri në 2.23 miliardë dollarë dhe me një masë deri në 3.6 miliardë dollarë, në pasqyrat financiare vjetore të dhëna bankave dhe siguruesve.

Prokurori i Përgjithshëm ka thënë se asetet, vlerat e të cilave janë fryrë përfshijnë pasurinë e Trump në Mar-a-Lago në Florida, apartamentin nën çati në Kullën Trump të Manhattanit, dhe ndërtesa të ndryshme zyrash dhe fusha golfi. Ai urdhëroi kompaninë të anulojë certifikatat e saj të biznesit në New York. /Telegrafi/

Read Entire Article