Gjykata e Vlorës lë në burg 13 të arrestuarit e “tempullit”/ 3 të tjerë lihen në arrest shtëpie për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore

1 year ago 33
Reklamë

Gjykata e Vlorës,  ka lënë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për 13 persona të cilët u paraqitën për vlerësimin e masës së sigurisë këtë të dielë, në kuadër të operacionit Tempulli.

Ndërkohë më kërkesë të prokurorisë,  është kërkuar masë më të lehtë  Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka , për rrethanat familjare.

Ndërsa për shkak të moshës  dhe rrethanave shëndetësore është vlerësuar në masë më të lehtë sigurie ” arrest shtëpie” për  Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj, Julian Shabani.

Sipas avokatit Edmond Dëma,  për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim.

Read Entire Article