‘Gjyla’ nis “luftën” me mysafiren e re të shtëpisë në episodin e ri të serialit “Me Gjylen”

10 months ago 24

Seriali i dashur për publikun shqiptar, “Me Gjylen”, ka publikuar episodin e tij më të ri në platformën YouTube, që sjellë më shumë argëtim dhe të qeshura për të gjithë ndjekësit e tij.

Në këtë episod, vëmendja përqendrohet tek dy gratë e shtëpisë, Lulja dhe Gjyla, të cilat gjenden në një situatë të pazakontë dhe plot sfida.

Seladini, bashkëshorti i Lulës dhe Gjylës, vendos rregulla të reja në shtëpi me ardhjen e mysafires së re, Vjollcën. Ai kërkon nga dy gratë e tij që ta trajtojnë mysafiren me respekt dhe përkujdesje, duke i shtuar kështu atyre një detyrë të re dhe jo të lehtë.

Ndërsa episodi rrjedh, shikuesit do të kenë mundësinë të përjetojnë skena të shumta humoristike, ku Gjyla, gjithnjë me plane dhe truke nën mëngë, tenton të vërë kurthe për Vjollcën.

Kjo e fundit, e vendosur të mos mbetet pas në këtë lojë, shpall një lloj lufte të ftohtë kundër Luljes dhe Gjylës.

Përfshirja e Vjollcës në dinamikën që ekziston tashmë midis Gjylës dhe Lulës, shton një dinamikë të re dhe një gjallëri në seri, duke e bërë episodin edhe më të paparashikueshëm dhe plotë me surpriza.

Episodi i ri tashmë është në dispozicion për të gjithë në YouTube, duke ftuar shikuesit të bashkohen me Gjylën, Lulën dhe Seladinin në aventurat e radhës të shtëpisë më komike të ekranit. /Telegrafi/

Read Entire Article