“Gjyla përsëri në fshat” rikthen pas shumë vitesh në serial Xhejlane Godancin

11 months ago 30

Ka pak ditë që ka nisur transmetimi i serialit më të ri “Gjyla përsëri në fshat”.

Seriali sjell në një format krejt të ri personazhin e ‘Gjylës’ –roli ikonik i aktorit të humorit, Osman Azemi.

‘Gjyla’ kësaj radhe rikthehet përsëri në fshat, e dërrmuar nga zhgënjimi në dashuri, teksa pranë i gjendet shoqja e saj, ‘Nerimanja’ (rol i luajtur nga Xhejlane Godancin).

Xhejlane Godanci (Foto: Me Gjylen/YouTube)

Më pas shoqja kujdeset që të ia caktojë tri takime me meshkuj të ndryshëm, në tentim që ‘Gjyla’ ta gjejë përsëri dashurinë e vërtetë.

Por asnjë nga këto nuk funksionon, deri sa një takim i rastësishëm ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.

Seriali është pritu mirë nga fansat dhe në pak ditë ka arritur mijëra shikime në kanalin YouTube.

Njëherësh “Gjyla përsëri në fshat” shënon rikthimin e aktores shumë të dashur për publikun, Xhejlane Godanci, në një serial vendor – pasi ka vite që ajo ka aktruar më shumë në shfaqje dhe ka qëndruar larg ekranit. /Telegrafi/

Read Entire Article