Gjysmë kilogramë bukë dhe një sallam: “Kafjalli” i Vuçiqit dhe dy ministrave serbë

1 year ago 25
Reklamë

Pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi uljen e çmimit të ushqimeve bazë, sot këtë e ka treguar duke bërë një sanduiç me një sallam.

Në Pallatin e Serbisë, së bashku me ministrat Sinisha Mali dhe Tomislav Momiroviq, Vuçiq ka ngrënë një sanduiç me sallam dhe ushqime të tjera që janë bërë më të lira në dyqanet anembanë Serbisë.

Vuçiq tha se vendosi për një “performancë” të tillë për të vërtetuar “mënyrën e gënjeshtrës” së opozitës. Ai tha se gjatë fjalimit të fundit në të cilin ka treguar produktet nga shporta, ka marrë mesazhe se kjo sallam duhet të hajë dhe se donte të dëshmonte se është “një njeri krejtësisht i zakonshëm”.

Sekreti i sanduiçit të Vuçiqit është në gjysmë kilogrami bukë, majonezë dhe sallam dhe si pije ka shërbyer “kos shtëpie”.

Ai shtoi se një vakt për tre persona kushton 580 dinarë (rreth 5 euro), që është dukshëm më e lirë se më parë.

“Gjysmën e bukës t’i hedhim majonezë, si dikur, të vendosim sallam dhe tash po hamë mirë, më mjafton gjysma e bukës dhe shumë”, tha në fund Vuçiq. /Telegrafi/

Read Entire Article