Gloria Gaynor mbush 80 vjeç

1 year ago 19
Reklamë
23:53 05/09/2023

Mbushi 80 vjeç dhe ende performon rregullisht live. Është Gloria Gaynor që fitoi çmimin e saj të parë Grammy në vitin 1980 për hitin disko "I Will Survive". Kënga tani është përfshirë në Regjistrin Kombëtar të Disqeve të Bibliotekës së Kongresit të SHBA-së, duke u çimentuar si trashëgimi kulturore dhe historike.

Por ndërsa muzika disko ka rënë nga froni pas viteve '80, hiti "I Will Survive", jo vetëm që mbijetoi, por lulëzoi, duke marrë kuptime të ndryshme për breza të shumtë. Ai u bë himn i komuniteti LGBTQ gjatë krizës së SIDA-s të viteve 1980.

Sot, 40 vjet më vonë, Gaynor është kandiduar për dy çmime Grammy, jo për muzikën disko, por për këngët kishtare "Talkin" 'Bout Jesus" dhe për albumin më të mirë të muzikës kishtare, Testimony.

Një e krishterë e devotshme, Gaynor thotë se nuk kaloi shumë kohë pas fitores të Grammy-t të parë, kur kuptoi se do të mbijetonte, si të thuash, vetëm nëse do të hiqte dorë nga stili i jetesës së diskove me festa çmendura dhe do të fokusohej plotësisht te besimi i krishterë.

Në vitin 2002, Gaynor u nderua me çmimin 'Legend' në ceremoninë e çmimeve World Music në Monte Carlo, çmim që iu dha nga Princi Albert i Monakos. Ajo gjithashtu u vlerësua për arritjet në karrierën muzikore në çmimet 'Golden Camera' në vitin 2011.

Gaynor, e cila ka realizuar një varg hitesh të tjera, duke përfshirë "Never Can Say Goodbye", "I Am What I Am" dhe "I Never Knew".

Jeta e saj, betejat dhe triumfet janë pasqyruar në dokumentarin e titulluar sipas këngës së saj hit "I Will Survive" shfaqur premierë në Festivalin e Filmit Tribeca në qershor të vitit 2023. Filmi, i cili gjithashtu tregon sfidat e saj të moshës, "përfaqëson një histori prekëse të fuqisë së një artisti dhe një kulm drithërues midis makinacioneve të industrisë muzikore".

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article