Goditet nga disa persona në Tiranë administratori i një portali, policia: Po merr ndihmë mjekësore

11 months ago 26
Reklamë

Mbrëmjen e sotme raportohet se është goditur nga disa persona, në Tiranë, administratori i një portali.

Sipas policisë, fillimisht është marrë një telefonatë në Sallën Operative, ku është njoftuar se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç, administrator i një portali, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article