Goditi 44-vjeçarin dhe i shkatërroi makinën/ Arrestohet i riu në Kavajë (EMRI)

1 year ago 20
Reklamë

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Danjel Habibi, i cili ishte shpallur në kërkim mbrëmjne e djeshme, pasi në bashkëpunim me një person tjetër, goditi me sende të forta dhe i dëmtoi makinën 44-vjeçarit.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se i riu akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë që i dëmtuari, 44-vjeçari me iniciale Z.L, sapo mori ndihmën e parë mjekësore, u largua për në banesë.

Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 23 vjeç.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Z. L., si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Read Entire Article