Goditi me thikë të riun pas një konflikti të çastit/ Arrestohet 41-vjeçari në Durrës

1 year ago 25
Reklamë

Një 41-vjeçar me iniciale E.L është arrestuar nga policia në Durrës.

Blutë bëjnë me dije se 41-vjeçari ka plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta një 36-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Durrës

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article