Goditi spektatoren me mikrofon, denoncohet Cardi B

1 year ago 35
Reklamë
11:01 01/08/2023

Kundërpërgjigjja e Cardi B ndaj spektatores që e qëlloi me pije është denoncuar tek autoritetet. Sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë.

Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës.

Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet dhe kthehet drejt gruas që qëndron ngjitur me të.

Denoncimi është dokumentuar, por nuk janë kryer arrestime. Vetë Cardi B nuk ka reaguar në lidhje me incidentin./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article