Google pritet të investojë qindra miliona dollarë në chatbotin Character.AI

10 months ago 14
Reklamë

Google është në bisedime për të investuar qindra miliona dollarë në chatbotin me Inteligjencë Artificiale Character.AI, derisa mjeti me rritje të shpejtë kërkon kapital për të trajnuar modelet dhe për të vazhduar me kërkesat e përdoruesve.

Investimi do të thellojë partneritetin ekzistues që Charcter.AI ka tashmë me Google, ku përdor shërbimet cloud të Google dhe Njësitë e Përpunimit Tensor (TPU) për të trajnuar modelet, transmeton Telegrafi.

E themeluar nga ish-punonjësit e Google, Noam Shazeer dhe Daniel De Freitas, Character.AI lejon njerëzit të bisedojnë me versione virtuale të personazheve të famshëm si Billie Eilish ose personazhe anime, derisa krijojnë chatbot-et e tyre dhe asistentët e AI-s.

Është falas për t’u përdorur, por ofron edhe opsion abonimi prej 9.99 dollarë në muaj për përdoruesit që duan të kalojnë linjën virtuale për të pasur qasje në një chatbot. /Telegrafi/

Read Entire Article