Gordon Ramsay, baba për herë të gjashtë: 3 djem dhe 3 vajza… E kryer

10 months ago 58
Reklamë
11:15 12/11/2023

Gordon Ramsay, shefi i njohur i kuzhinës është bërë baba për herë të gjashtë. 57-vjeçari tha se erdhi në jetë një djalë.

Dhe duket se këtu, shefi i kuzhinës e ka mbyllur me fëmijët. Këtë e tregon edhe me anë një postimi në rrjetet sociale.

“3 djem dhe 3 vajza… E kryer”, shkroi ai.

Ramsay është martuar me Tana, autore librash gatimi, në vitin 1996. Për shefin e kuzhinës kjo është një dhuratë shumë e bukur, pasi vetëm pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen e tij.

Ramsay u shpreh se do ta quajë djalin Jesse James.

Gordon dhe Tana janë prindër edhe të Megan-it, vajzës më të madhe e cila është tashmë tek të 20-tat, binjakëve Jack dhe Holly, Matilda-s dhe Oscar-it./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article