Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin romantik

11 months ago 23
Reklamë

Futbollisti shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka sot (e mërkurë) ka një ditë të veçantë.

Ylli nga Kosova po feston ditëlindjen e 31-të dhe natyrisht nuk kanë munguar urimet e shumta në adresë të tij.

Një urim të veçantë për Xhakën ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Leonita.

Foto: Leonita Xhaka/Instagram

Ajo në një postim në InstaStory ka ndarë disa prej momenteve më të bukura të bashkë duke shkruar sipër edhe një dedikim.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti jem, të dua”, ka shkruar Leonita në mbishkrimin e urimit.

Foto: Leonita Xhaka/Instagram

Ndrysh, kujtojmë që Graniti dhe Leonita janë bashkë prej vitesh, ata kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2017.

Çifti i njohur janë prindër të dy vajzave.

Sa i përket karrierës, përveç në Bayer Leverkusen, Xhaka luan edhe për përfaqësuesen e Zvicrës. /Telegrafi/

Foto: Leonita Xhaka/Instagram
Read Entire Article