Grimit “pa makeup”, trend i verës/ Si ta realizoni

1 year ago 44
Reklamë

Trendi i grimit “pa makeup” i referohet grimit që nxjerr në pah në mënyrë perfekte tiparet tona pa e rënduar lëkurën tonë.

Është ideal për mëngjeset dhe mbrëmjet verore dhe mund të krijohet lehtësisht.

Filloni me kujdesin e lëkurës 

Hailey Bieber, e cila kohët e fundit festoi “ditëlindjen” e parë të markës së bukurisë Rhode, shpesh përfshin kujdesin e lëkurës në rutinën e saj të thjeshtë të grimit. Hapi i parë i grimit të saj “pa makeup” është aplikimi i një kremi hidratues. Për pamjet e mëngjesit veror, kjo është baza e look-ut të saj – pa korrektor apo fondatinë. Megjithatë, në grimin e saj në mbrëmje, ajo shpesh përfshin një shtresë tjetër të kujdesit për lëkurën, siç është një serum, në bazën e saj. Arsyeja: Shtimi i serumit, sipas Hailey, e bën aplikimin e produktit shumë më të lehtë. Në mëngjes, aplikoni produkte për kujdesin e lëkurës me SPF për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

@haileybieberskin prep for a shoot day ✨♬ BEST INTEREST – Tyler, The Creator

Aplikoni në mënyrë selektive 

Përdorni një korrektor kremoz për të mbuluar njollat, skuqjet ose rrathët e errët. Aplikoni një sasi të vogël korrektori me gisht ose furçë dhe përzieni butësisht në lëkurë. Qëllimi i trendit është të nxjerrë në pah bukurinë tuaj natyrale, jo lëkurën e përsosur.

@jasminnlily_ Go to base✨ #naturalmakeup #glowyskin #grwm ♬ PRETTY BOY FLOW – STURDYYOUNGIN

Thuajuni “po” produkteve kremoze 

Aplikoni theksues kremoz dhe në mollëzat tuaja dhe urën e hundës për një shkëlqim delikat rozë (blush). Shmangni përdorimin e produkteve pudër pasi ato nuk do të maksimizojnë teksturën “cool” të këtij look-u veror.

Thuajini…”lamtumirë” maskarës dhe buzëkuqit

Ngjyrosja e vetullave është zakonisht një produkt i domoshoshë i rutinës sonë të grimit. Lëkura është protagoniste absolute e trendit të grimit “pa makeup”. Për buzët nuk ju nevojitet asgjë më shumë se një vaj hidratues buzësh apo balsam buzësh në një nuancë të butë.

Top Channel

Read Entire Article