Gruaja 59 vjeçare shënon rekord të ri botëror për qëndrimin më të gjatë në pozicionin plank

5 months ago 11
Reklamë

Një grua nga Alberta, Kanada, ka shënuar rekord të ri botëror duke qëndruar në pozicionin plank për 4 orë, 30 minuta e 11 sekonda.

DonnaJean Wilde theu rekordin e Dana Glowacka e cila qëndroi në të njëjtin pozicion për vetëm 10 minuta më pak, ka njoftuar Guiness, përcjell Telegrafi.

“Duket si një ëndërr”, tha Wilde.

Ajo tha se entuziazmi i saj për qëndrimin plank ka filluar pas thyerjes së kyçit të dorës rreth 10 vjet më parë, lëndim ky i cili ia pamundësoi shumë prej ushtrimeve të saj të zakonshme.

Ndryshe, nëna e pesë fëmijëve dhe gjyshja e 12 fëmijëve përpjekjen e saj për të vendosur rekord të ri botëror e realizoi në një shkollë në Magrath.

“Çfarëdo që ju pëlqen, nëse është sport apo muzikë, çfarëdo qoftë, sa më shumë ta praktikoni, aq më të mirë bëheni dhe aq më e lehtë bëhet ajo”, tha Wilde. /Telegrafi/

Read Entire Article