Gruaja e një milioneri i bleu fëmijës biberon dhe çanta 18 mijë euro: Bizhuteritë janë më të rëndësishme se edukimi

6 months ago 14
Reklamë

Influencuesja Linda Andrade ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale me stilin e saj luksoz të jetesës, ndërsa së fundmi ka treguar edhe gjërat që ka blerë për vogëlushin e saj.

Ajo jeton në Dubai, në shoqërinë e një burri të pasur dhe një vajze të lindur në shkurt, ndërsa ka më shumë se një milion ndjekës vetëm në TikTok.

Në video shohim një biberon të artë me vlerë 3000 dollarë, si dhe karrocën e bebeve të Dior, çmimi i së cilës është 6000 dollarë.

@lionlindaa gold digger mommy✨✨ #millionaire #mom #rich ♬ Habibi (speed up) – Lanceas & RaiderXD

“Nuk ka asgjë të zakonshme në këtë shtëpi”, tha Linda, duke treguar se ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të dekoruar dhomën e fëmijëve.

Megjithatë, koleksioni më tërheqës i çantave luksoze, të blera për të porsalindurin, të cilat kushtojnë mbi 20 mijë dollarë.

Prindërit krenarë vendosën gjithashtu 30 mijë dollarë për koleksionin e parë të vajzës së tyre Tiffany, dhe nëna shpjegoi “bizhuteritë e saj janë më të rëndësishme për mua sesa arsimimi i saj, sinqerisht”.

Videoja është parë më shumë se 8.8 milionë herë dhe ka shkaktuar një ortek komentesh. /Telegrafi/

Read Entire Article