Një grua amerikane me një mitër të dyfishtë ka lindur dy herë brenda 24 orëve.
Kelsey Hatcher, 32 vjeçare lindi vajzën e parë të martën ndërsa të dytën të mërkurën në Spitalin e Universitetit të Alabamës në Birmingham (UAB).
Vajzat përshkruhen si “binjake të vëllazëruara” – me ditëlindje të veçantë, raporton bbc.
Hatcher tha se familja tashmë ishte kthyer në shtëpi dhe mund të “gëzojë festat”. Ajo kishte pritur të lindte foshnja në periudhën e Krishtlindjeve.
Në moshën 17 vjeçare, nënës iu tha se kishte një mitër të dyfishtë (didelphys) – e cila u përshkrua si një anomali kongjenitale e rrallë që prek 0.3 për qind të grave.
Dhe shanset për të mbetur shtatzënë në të dy mitrat ishin të vogla, “një në një milion”.
Rastet e raportuara në të gjithë botën janë shumë të rralla. Në vitin 2019, një mjek në Bangladesh i tha BBC-se se një grua kishte lindur binjakë pasi kishte lindur një foshnje të parakohshme në mitrën tjetër. /Telegrafi/