“Gruaja më thotë se do të më lerë…”, kryebashkiaku i Leposaviçit fle në zyrë prej prillit, Hetemi për “Reuters”: Kjo është thjesht dashuri për atdheun

9 months ago 21
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

“Reuters” i ka kushtuar një artikull kryebashkiakut të Leposaviçit, Lulzim Hetemi, të cilin e shoqëron një histroi e veçantë.

“Njihuni me kryebashkiakun e qytetit të vogël të Kosovës, i cili është refuzuar nga shumica e banorëve të komunës së tij dhe i cili është bllokuar mes tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve që kanë kaluar në dhunë sporadike këtë vit. Lulzim Hetemi, kryetari shqiptar i komunës veriore të Kosovës, Leposaviç, i cili ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që një muaj pasi u zgjodh në prill, i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe policia speciale e Kosovës”, shkruan “Reuters“.

Hetemi, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët që janë pakicë në Kosovë, por që përbëjnë më shumë se 97% të popullsisë së përgjithshme të Leposaviçit.

“Kush dëshiron të qëndrojë në zyrë dhe të flejë në karrige? Siç e dini, fillimi ishte shumë i vështirë. Ky vend ishte i mbushur me polici dhe njësi speciale. Situata ishte shumë e tensionuar. Kush do të qëndrojë larg familjes, larg fëmijëve. Kjo është thjesht dashuri për atdheun dhe për sovranitet.Gruaja ime më thotë: do të kthehesh në shtëpi ose do të të lë…Po bëj shaka se ajo e di përse jemi këtu…nuk e ka problem”, shprehet Lulzim Hetemi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article