Gruaja përjeton momente tmerri, ish-partneri e ndjek me makinë dhe e sulmon, si tentoi t’i fshihej policisë

6 months ago 11
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një person ka përndjekur me makinë ish- partneren e tij, të cilën e ka sulmuar fizikisht.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Elefsinë, ku thuhet se pasi gruaja është larguar nga shtëpia me mjetin e saj për të shkuar në punë, ish-partneri e ka ndjekur atë nga pas me makinë.

Pasi ka arritur t’i afrohet, ai ka tentuar që të futet nga dritarja e makinës së saj duke e sulmuar.

Gruaja ka mundur të shpëtojë dhe të shkojë në polici për të denoncuar rastin. Disa orë më pas policia ka arrestuar autorin, i cili kishte hipur mbi një çati për t’u fshehur.

Top Channel

Read Entire Article