Gruaja tronditet me guralecët që gjeti në shtëpinë e saj, nuk e dinte se nga vinin

9 months ago 28
Reklamë

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti disa guralecë misterioz rreth shtëpisë së saj, andaj dikush sugjeroi se ata kishin rënë nga çanta që përdoret për nxehtësi.

E shqetësuar, ajo vendosi të kërkojë ndihmë nga anëtarët e një grupi në Facebook pasi sipas saj nuk e dinte se prej nga vinin, transmeton Telegrafi.

“A ka dikush ndonjë ide se çfarë janë këto dhe pse po i gjej çdo ditë në shtëpinë time? Duken si guralecë, por nuk kemi të tillë në kopsht”, shkroi ajo.

Gruaja shtoi se gjen dy ose tre çdo ditë dhe ndau një fotografi.

Ajo më vonë mësoi se ata ishin gurë të vegjël që binin përmes vrimës së vogël nga çanta me ujë që përdoret për nxehtësi. /Telegrafi/

Read Entire Article