Grushtoi për vdekje ndërtuesin/ Rei Meta hedh poshtë pretendimet e prokurorisë në sallën e gjyqit

1 year ago 23
Reklamë

Gjykata la në burg Rei Metën , 33-vjeçarin që qëlloi me grushte për vdekje ndërtuesin Armando Meshau pas një debati në një kancelari në Vlorë.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg” nën akuzën “vrasje nga pakujdesia” , pavarësisht pretendimeve të avokatit se i riu qëlloi për vetëmbrojtje.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Rei Meta ka treguar se fillimisht e ka parë 55-vjeçarin, duke u  kaluar në rrugë dhe e ka ftuar për kafe për të zgjidhur çështjen e një prone, por sipas tij  Meshau nuk ka pranuar, duke  vazhduar rrugën drejt  kancelarisë që ishte ngjitur me lokalin ku ishte ulur Rei Meta. Ky i fundit më pas ka shkuar te qendra e internetit, ku i është afruar Meshaut duke i thënë:  “hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi, ndërsa ai i është përgjigjur me fjalët “Nuk kemi fare çfarë flasim bashke. Meta ka deklaruar se në një moment Armando është çuar dhe e ka qëlluar me grusht. Në këtë kushte ai ka deklaruar  se i është kundërpërgjigjur instinktivisht dhe e ka qëlluar edhe ai me grushte dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas ka mësuar se Armando kishte ndërruar jetë, dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Polici.

Shkak i ngjarjes së rëndë, u bë debati për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë. Por që prej kontratës së nënshkruar në vitin 2020, Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin,  deri në momentin ku ata u takuan në kancelari.

33-vjeçari e goditi ndërtuesi më shumë se 7 herë me grushte, duke e lënë të vdekur.

Read Entire Article