Guardiola do t’i thotë lamtumirë Cityt në qershor, GATI të marri Kombëtaren angleze

1 week ago 22

Në ballinat angleze fokusi i kushtohet kombëtares dhe të ardhmes së pankinës së saj. Sugjerimi i Guardiolës bëhet gjithnjë e më konkret, ndërsa trajneri i përkohshëm Carlsey mendon për ndeshjet e Nations League kundër Greqisë dhe Finlandës.

Pep-it i skadon kontrata me Manchester City në qershorin e ardhshëm dhe shumë indikacione sugjerojnë se ai nuk do ta rinovojë atë.

Drejtori i Cityt, Txiki Begiristain ka vendosur të largohet nga Manchesteri. Pep ka një ndjenjë të veçantë me të dhe së bashku me mikun e tij bask, kanë kontribuar për të sjellë ata që konsideroheshin si “fqinjët e zhurmshëm” në qytetin anglez në majat e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për më tepër, mjedisi i Cityt tronditet nga hetimet për shkelje financiare, që mund të shkaktojnë pasoja katastrofike për të ardhmen e klubit. Por kjo duket se nuk ka shumë ndikim në vendimin e Guardiolës, i cili përkundrazi do ta përjetonte si sfidë të mëtejshme faktin e nisjes nga e para.

Të dhënat që tregojnë për fundin e historisë ushqehen nga fakti se Pep ka arritur sezonin e tij të nëntë në krye të të njëjtit klub. Diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, duke qenë se ai qëndroi në Barcelonë për katër vjet dhe në Bayern Munich për tre.

Për më tepër, nuk ka shenja dialogu për një rinovim të afërt, i cili duhet të jetë prioritet duke qenë se kontrata skadon pas disa muajsh. Fakti që Anglia vazhdon të mbajë një trajner të përkohshëm, atëherë, vetëm sa ngre idenë, se federata ka në dorë një trajner të madh për të luajtur në fund të sezonit.

Zëvendësuesi i Begiristain në Manchester City me shumë gjasa do të jetë ish-futbollisti Hugo Viana, drejtor aktual sportiv i Sporting Lisbonës. Sipas gazetës angleze ‘Sun’, portugezi tashmë është duke menduar për trajnerin e ri. Ideja do të ishte zëvendësimi i Pep Guardiolës me Ruben Amorimin, me të cilin tashmë punon prej disa sezonesh te Sporting.

Read Entire Article