Guiness ndërron mendje – francezi shënon rekord botëror për kullën më të lartë të ndërtuar me fije qibriti

7 months ago 20
Reklamë

Modeli i kullës Eiffel është konsideruar zyrtarisht si ndërtesa më e lartë në botë e krijuar me fije qibriti, vetëm një ditë pasi u përjashtua nga Guiness World Records (GWR).

Për ndërtimin e kullës 7.19 metra të lartë, francezit Richard Plaud iu deshën tetë vite, 706,900 fije qibriti, dhe 23 kilogram ngjitës.

Ai e përfundoi ndërtimin e saj më 27 dhjetor, kur edhe kontaktoi Guiness për të vërtetuar punën e tij.

Atij iu tha se krijimi i tij refuzohet për shkak të llojit të fijeve të drurit të cilat i ka përdorur. Megjithatë, organizata ka ndërruar mendje, pasi kulla e francezit tashmë ka shënuar rekord të ri botëror.

“Ne jemi të lumtur të pranojmë se ishim pak të ashpër në llojin e fijeve të nevojshme për këtë përpjekje, pasi përpjekja e Richard është vërtet e mahnitshme”, tha Marck Mckinkley nga Guiness.

Plaud shpreson që kulla e tij të vendoset në ekspozitën e Lojërave Olimpike në Paris.

Ndryshe, rekordi i mëparshëm botëror mbahej nga Toufic Daher nga Libani, i cili ndërtoi kullën 6.53 metra të lartë.

Read Entire Article