Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko: Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë gjysmës së parë të vitit. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të financave

2 hours ago 26

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4 përqind.

Ai tha se inflacioni gjithashtu është ulur me 2 përqind, për shkak të forcimit të lekut.

Sipas Sejkos, pritet rritje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e financave.

“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article