Gwen Stefani nderohet me një yll në bulevardin e të famshmëve

11 months ago 44
Reklamë
12:45 20/10/2023

Këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj ajo e festoi me familjen

Gwen Stefani është nderuar me një yll në bulevardin e të famshmëve në Los Angelos të SHBA.

Këngëtares së hiteve të njohura “Don’t Speak” dhe “Hollaback Girl” iu bashkuan në këtë ceremoni të veçantë tre fëmijët e saj, bashkëshorti Blake Shelton dhe qindra fansa.

“Faleminderit shumë që ndodheni këtu me mua. Kjo është një çmenduri. Edhe në ëndrrat e mia më të çmendura nuk kam menduar se kjo vajzë këtu nga Orange County do të kishte një yll në bulevardin e të famshmëve. Thjesht nuk mund ta besoj.”

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Stefani nderoi edhe partnerin e saj Shelton, të cilin e takoi dhe u dashurua me të teksa ishin të dy trajnerë në emisionin “The Voice” i cili transmetohet në kanalin televiziv NBC.

Pas ceremonisë, Stefani postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale për të falenderuar fansat që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së saj.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article