Haaland tremb Manchester City

11 months ago 12
21:35 16/11/2023

Menaxherja e Erling Haaland ka trembur Mançester Sitin. Rafaela Pimenta paralajmëroi se ylli norvegjez mund të largohet nga “Citysens”. 23-vjeçari luajti një rol shumë të madh në fitimin e tripletës së titujve gjatë sezonit të tij të parë në klub, ndërkohë që nga nisja e vitit futbollistik 2023/2024 ka realizuar 17 gola.

Pavarësisht se po e shijon aventurën në Mançester, Pimenta tha se gjasat janë që në të ardhmen, Haaland të ikë, pasi ai është mjeshtër i fatit të tij, raporton tabloidi britanik “The SUN”. Më herët, babai i yllit të futbollit, Alf-Inge, ka thënë se djali i tij dëshiron të luajë në të gjithë Evropën, e të testojë vetën në kampionatet elitare.

Pesë klube kanë interes për norvegjezin. Real Madrid, është gati të shpenzojë nëse Kilian Mbape nuk transferohet në “Bernabeu”. Edhe te Barcelona e admirojnë, ndërkohë që nëse sulmuesi do të donte një eksperiencë në Serie A, Juventusi është destinacioni i duhur për të.

Në garë është edhe PSG, që ka afruar në vitet e fundit, disa nga yjet e futbollit botëror. Një transferim që do të shokonte Sitin, është ai te Çelsi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article