Habit Britney Spears: Nuk do të kthehem më kurrë në muzikë

8 months ago 13
Reklamë
23:00 04/01/2024

Këngëtarja i ka dhënë fund thashethemeve se po punon për një album të ri

Britney Spears u ka dhënë fund zërave se ajo është duke punuar për një album të ri duke i hedhur poshtë  këto thashetheme përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka sqaruar se ajo nuk do të rikthehet më në industrinë e muzikës.

Spears bëri të ditur gjatë postimit se gjatë viteve të fundit ka shkruar shpesh tekste këngësh për artistë të tjerë dhe se aktualisht është e lumtur që po ndjek këtë mënyrë për të qenë në kontakt me muzikën.

Artistja u tërhoq nga karriera në muzikë teksa vijonte betejën e saj ligjore me babain e saj, i cili kishte  pushtet mbi jetën profesionale dhe private të këngëtares.

Në vitin 2022, ajo bëri një rikthim në muzikë me këngën ’Hold Me Closer’, një bashkëpunim i suksesshëm me artistin tjetër Elton John.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article