Habit Ed Sheeran: Kam tymosur kanabis me Snoop Dogg, s’po shihja nga sytë

11 months ago 22
Reklamë
18:07 04/10/2023

E kishit imagjinuar? Ed Sheeran ka konsumuar kanabis me Snoop Dogg dhe këtë këngëtari e deklaron publikisht. Teksa fliste në podcast-in e Conan O’Brien Needs A Friend, Sheeran tha se ai nuk pi duhan kurrë, por një ditë kur u ndesh me Snoop Dogg në dhomat e zhveshjes gjatë një koncerti, nuk i rezistoi tundimit ta provonte një cigare. Dhe në fakt, bëhet fjalë për cigare kanabisi.

Ed Sheeran got so high with Snoop Dogg that he couldn't see ????

"I just remember looking at him and being like, I can’t see right now." pic.twitter.com/DnJbzItzQd

— Complex Music (@ComplexMusic) October 3, 2023

“E ndesha te dhomat e zhveshjes, dhe mendova se atë natë më duhej një cigare. Tymosa me Snoop Dog disa të tilla, dhe zhvilluam një bisedë të këndshme. Por, për fat të keq pata një problem. Nuk po shihja mirë nga sytë”, tregon Sheeran.

Ai e rrëfen si një rast komik, ndërsa dhe O’Brien kujton se në vitet ‘90 kur ka shkuar në studion e Snoop Dogg, ai tymoste te dhomat e zhvdeshjes dhe ndihej era e tymit kudo.

Tymi dilte nga dera, por çfarë të bësh?! Ky është Snoop Dogg”, tha O’Brien./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article