Halle Bailey shpjegon pse e mbajti sekret shtatzaninë

7 months ago 13
Reklamë
12:00 29/01/2024

Aktorja e njohur u drejtohet ndjekësve: Mbrova paqen time

Ndonëse mediat e huaja ndezën thashethemet për një shtatzani të mundshme të Halle Baily, aktorja mundi që ta mbante të fshehtë nga publiku.

Megjithatë komentet nga fansat ishin të shumta për faktin se aktorja nuk u tregua e sinqertë,duke bërë që disa të dilin kundër Bailey.

Megjithatë, në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur tu përgjigjet këtyre komenteve duke thënë se e ka marrë këtë vendim në mënyrë që ajo të mbrojë qetësinë dhe paqen e saj.

Aktorja e filmit ‘Sirena e vogël Ariel” më herët iu drejtua pyetjeve të fansave të saj në Snapchat, duke zbuluar se ajo dëshironte të kalonte një periudhë të bukur larg syve të publikut.

23-vjeçarja njoftoi se kishte mirëpritur djalin e saj të parë në janar të këtij viti me partnerin DDG, me të cilin jeton një histori dashurie që nga viti 2022.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article