Hamasi e sheh pozitivisht propozimin e armëpushimit të paraqitur nga Biden

3 months ago 18
Reklamë

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi sot se e sheh pozitivisht përmbajtjen e propozimit të bërë nga presidenti amerikan, Joe Biden për paqe të qëndrueshme në Gaza.

Më herët sot, Biden prezantoi një plan trefazor – një armëpushim gjashtë-javor, më pas negociatat për kushtet e një ndërprerjeje të përhershme të armiqësive dhe një plan të madh për rindërtimin e Gazës, raporton timesofisrael.

“Hamasi konfirmon gatishmërinë për të punuar pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me çdo propozim të bazuar në një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës, restaurimin e atij territori dhe kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, me përmbushjen e një shkëmbimi i të burgosurve, nëse okupuesit e bëjnë të qartë angazhimin për një marrëveshje të tillë”, deklaroi Hamasi.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi pas shpalljes së planit të Bidenit se ai kishte udhëzuar negociatorët të paraqesin një propozim për armëpushim.

Ndryshe, Izraeli ka filluar një ofensivë ushtarake në territoret palestineze më 7 tetor pasi Hamasi kreu një sulm terrorist ndaj civilëve izraelitë.

Autoritetet shëndetësore palestineze vlerësojnë se më shumë se 36 mijë njerëz vdiqën në konfliktin në Gaza. /Telegrafi/

Read Entire Article