SHBA-ja po angazhohet për të shmangur veton e një rezolute të OKB-së për Gazën
Në morgun e spitalit al Nasser, në Gazën Jugore, punëtorët mbështjellin kufomat e palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore izraelite. Ata regjistrojnë çfarëdo fakti që munden për të vdekurit: emrin, numrin e kartës së identitetit, moshën, gjininë.
Numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në rreth 20,000 vetë të enjten, ndërsa thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim të ri në Gaza përsëriten.
“Vetëm nëntë nga 36 objekte shëndetësore janë pjesërisht funksionalë në të gjithë Gazën, të gjitha këto në jug. Në fakt nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri,” thotë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në Gaza.
Sirenat u dëgjuan sërish në Tel Aviv dhe këto pamje dëshmojnë panikun që përjetojnë njerëzit teksa vrapojnë për të gjetur një vend të sigurtë ndërsa militantët e Hamasit nga Rripi i Gazës lëshojnë raketa.
Ushtria izraelite publikoi pamjet e operacioneve tokësore në Gaza, ndërsa krahu ushtarak i Hamasit tregoi militantët duke qëlluar mbi ushtarët izraelitë në Khan Younis të Gazës. Pamjet tregojnë ushtarët që hyjnë në një ndërtesë dhe më pas çastin kur vihen në shënjestër.
Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të vazhdojë luftën, në frontin diplomatik pati shenja të reja përparimi në bisedimet e armëpushimit. Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh, udhëtoi për në Kajro për bisedime mbi luftën.
“Këto janë diskutime dhe negociata shumë serioze dhe ne shpresojmë që ato të çojnë diku,” tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte me Presidentin Joe Biden për në Wisconsin. Biden, megjithatë, tregoi se një marrëveshje është ende e mundur.
Hamasi thotë se nuk do të lirojë më pengje deri në përfundim të luftës. Grupi po këmbëngul për lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë, duke përfshirë militantë të nivelit të lartë të dënuar për sulme vdekjeprurëse në Izrael. Izraeli ka hedhur poshtë kërkesat e Hamasit për lirim masiv të të burgosurve deri më tani.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po negociojnë një rezolutë të sponsorizuar nga vendet arabe për të ndalur luftimet dhe shtimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Votimi i rezolutës është shtyrë disa me shpresën se SHBA-ja do ta mbështesë dhe nuk do ta bllokojë me vetë rezolutën që bën thirrje për armëpushim.
Klan News