Hamasi thotë se “ka vetëm një mënyrë” për lirimin e pengjeve izraelite

10 months ago 38

Abu Obaida, nga Brigadat al Qassam, krahut të armatosur të Hamasit, ka thënë se Izraeli nuk kishte asnjë shans për të rikthyer asnjë nga pengjet e tij pa i shkëmbyer ata me të burgosur palestinezë.

Siç vënë në pah mediat, pjesa më e madhe e retorikës së zyrtarëve izraelitë është dominuar nga nevoja për të ushtruar presion ushtarak mbi Hamasin në mënyrë që të detyrohet lirimi i pengjeve, në vend që të përdoret diplomacia.

Por Obaida ka thënë se kjo nuk ka funksionuar dhe Hamasi më herët raportoi këtë javë se një nga pengjet e Izraelit, Sahar Baruch, vdiq si rezultat i një përpjekjeje të pasuksesshme të shpëtimit të IDF, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, Izraeli thotë se është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së tij.

Ndryshe, rreth 105 pengje të mbajtura nga Hamasi u liruan në këmbim të rreth 240 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli gjatë armëpushimit shtatë-ditor që skadoi në fillim të këtij muaji.

“Armëpushimi i përkohshëm vërtetoi të vërtetën tonë dhe gënjeshtrat e armikut dhe armëpushimi dëshmoi se asnjë nga të burgosurit e armikut nuk është liruar dhe nuk do të lirohet përveçse përmes një shkëmbimi”, citohet të ketë thënë Obaida.

Ai tha gjithashtu se operacionet ushtarake të al Qassam kundër IDF po rezultojnë të suksesshme, duke pretenduar se ato po shkaktonin shumë viktima.

Ndërkohë Izraeli pretendon se ka vrarë rreth 7,000 luftëtarë të Hamasit që nga 7 tetori dhe se rreth 425 ushtarë të IDF kanë vdekur deri në atë kohë.

Obaida gjithashtu pohoi se Brigadat al Qassam kishin shkatërruar 180 automjete të IDF në Gaza. /Telegrafi/

Read Entire Article