Hana fillon shkollën, Mozzik dhe Loredana e shoqërojnë

1 year ago 33
Reklamë
17:42 21/08/2023

Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës nisi sot ditën e parë të shkollës.

Përveçse për të, kjo ditë është e rëndësishme për prindërit e saj që e kanë shoqëruar dhe i kanë dhënë  secili urimet e tyre.

Në një foto në InstaStory, Loredana shkruan “Zoti të bekoftë”. Mozzik i është bashkuar urimit të saj dhe ka shkruar:

“Hana filloi sot rrugëtimin e parë të saj në shkollë, e normal që qenka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd duke e marrë me shumë dashuri e vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhashtë shëndet e dije vajza ime Hana! Babai yt të do shumë!”

Mozzik dhe Loredana nuk kanë sqaruar asgjë mbi raportet e tyre deri më tani, por nëpërmjet postimeve kanë treguar se kanë zgjedhur bashkëprindërimin si rrugën më të mirë për vajzën e tyre./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article