Hapen aplikimet për plazhet/ Në e-albania aplikojnë të interesuarit për menaxhim

10 months ago 24
Reklamë

Stacionet e plazheve në verën që vjen do të menaxhohen tërësisht on line.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se duke nisur nga sot janë hapur aplikimet për të gjithë ata që duan të menaxhojnë një stacion plazhi për vitin 2024

Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet procesi i aplikimit do kryhet përmes e-Albania ndërsa për të aplikuar të gjithë të interesuarit kanë kohë 30 ditë, nga data e fillimit të aplikimit.

Të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Subjekti duhet të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese si dhe në afërsi me stacionin e plazhit.

Në rast se nuk ka strukturë akomoduese apo interes nga strukturat akomoduese si më sipër, subjekti duhet të disponojë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi pranë strukturës.

Top Channel

Read Entire Article