Haris dhe Amadea, më pranë njëri-tjetrit. Xhoana dhe Arlindi, drejt ndarjes

1 year ago 71
Reklamë
20:07 13/09/2023

Situatat në vilën e dashurisë duket se kanë ndryshuar pas rikrijimit të çifteve te Love Island Albania. E sidomos pas hyrjes te Haris si bombshell në vilë.

Në mbrëmje janë zbuluar emrat e vajzave me të cilat Harisi ka vendosur që të shkojë në takim, bëhet fjalë për Sofielën dhe Amadean.

Ndërkohë që në vilë kanë nisur aludimet se Haris dhe Amadea do të bëhen çift i qëndrueshëm.

Në takimet me vajzat, Haris ka shprehur interesin për Amadean e cila nga ana e saj është e qartë pasi kërkon një djalë si Aleksandros por me fytyrën e Harisit.

Nga ana tjetër edhe Sofjela është e kënaqur me takimin dhe të dy gjejnë të përbashkëta. Megjithatë, në fund Haris shpreson për një takim tjetër me Amadean. Madje tërheqja midis Amadeas dhe Harisit është parë edhe tek afrimiteti brenda vilës ku nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet.

Gjithë këtë qetësi e ka prishur zënka midis Xhoanës dhe Arlindit, ku të dy thonë se do t’i japin fund lidhjes, gjithsesi mbetet për t’u parë në episodin e nesërm në Tv Klan ora 18:20.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article