Haris i rrëmben Amadean, Aleksandrosit

1 year ago 89
Reklamë
20:04 14/09/2023

Xhoana pajtohet me Arlindin

Episodi i kësaj të enjte i Love Island Albania ka nisur me grindjen e Xhoanës dhe Arlindit të cilët më në fund pajtohen.

Në anën tjetër Amadea dhe Haris janë më pranë njëri-tjetrit por xhelozia nuk e le Amadean shumë të qetë, aq më tepër pasi mësoi se Iris po përpiqet të afrohet me Haris.

Këtë të enjte u dha vendimi i Haris për t’u bërë çift, i cili ka zgjedhur Amadean duke lënë beqar Aleksandron.

Ky i fundit ka kohë deri në ditën e spektaklit nën drejtimin e Luana Vjollcës, të dielën ora 21:00 për t’u bërë çift ose ndryshe loja e tij do të përfundojë.

E teksa mbrëmja dukej e qetë, një mesazh në telefonin e Glenit ka trazuar ujërat. Ai do të ketë një takim romantik, por pa u bërë e ditur se cila do të jetë partnerja e tij.

Ishullorët janë shumë të gëzuar, por një pyetje krijon kaos. Me cilën do të shkojë në takim Gleni nëse nuk do të jetë partnerja e tij, Artemis?

Këtë e ndiqni në episodin e së premtes ora 18:20.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article