Hedhja e sendeve në skenë, Harry Styles ‘viktima’ e radhës

1 year ago 101
Reklamë
15:38 10/07/2023

Këngëtari është goditur me një send në sy teksa performonte

Harry Styles ishte viktima e radhës e “trendit” që po ndodh në koncerte, ku fansat i hedhin sende në skenë artistëve. Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, këngëtari i njohur goditet në sy teksa po ecte në skenë.

“Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së sendeve do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruan një përdorues në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që Styles është shënjestër e një incidenti të tillë pasi edhe në vitin 2022 i ndodhi dicka e ngjashme teksa performonte në skenë.

Në javët e fundit ka patur incidente të ngjashme në koncertet e disa këngëtarëve, por më i rëndi ishte ai ku këngëtarja shqiptare Bebe Rexha mbeti e dëmtuar rëndë në fytyrë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article