Heidi Klum me pushime në Sardenjë, ‘i vë flakën’ Instagramit

1 year ago 39
Reklamë
15:04 13/07/2023

Temperaturat e larta kanë pushtuar të gjithë jugun e Evropës dhe vapën po e përjeton edhe Heidi Klum, e cila ndodhet me pushime në Sardenjë me bashkëshortin e saj, Tom Coolidge.

Për t’i bërë ballë temperaturave të larta 50-vjeçarja ka vendosur të fresokohet me dush me ujë të ftohtë. Por videoja që ajo postoi në Instagram rriti temperaturën për ndjekësit e ish-modeles së Victoria’s Secret të cilët kanë pushtuar videon me mijëra pëlqime.

Pavarësisht moshës së saj modelja e njohur vijon të ketë një formë perfekte fizike. Klum po shijon pushimet e saj verore larg profesionit si një nga gjyqtaret në programin e njohur ‘America’s Got Talent’, ku pjesë janë edhe emra të tjerë si Sofia Vergara,  Simon Cowell dhe Howie Mandel.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article