Hemoragjia që i shkatërroi karrierën Sharon Stones

11 months ago 22
Reklamë
17:05 06/10/2023

Aktorja rrëfen për jetën e vështirë të këtyre 22 viteve

Probleme shëndetësore, kriza të forta të vazhdueshme që e detyrojnë të ketë një regjim me 8 orë gjumë çdo natë, janë këto shqetësimet me të cilat bashkëjeton prej 22 vitesh Sharon Stone.

Ylli i kinemasë hollivudiane rrëfen për herë të parë në një intervistë për revistën prestigjioze “People” se si një hemorragji cerebrale në vitin 2001 që për pak sa i mori edhe jetën, thuajse ia ka shkatërruar atë gjatë gjithë këtyre viteve.

Sot 65 vjeç, Stone thotë se nuk është më e preferuara e regjisorëve në Hollivud, pasi problemet shëndetësore e bëjnë të mos arrijë të jetë korrekte në punë dhe në role. Ajo thotë se hemoragjia e vitit 2001 i zgjati për 9 ditë dhe mjekët i dhanë vetëm 1% mundësi të jetonte.

Megjithatë, rrëfën se është përpjekur me mish e me shpirt që të mbijetojë, pavarësisht se ka humbur gjithçka nga ajo ka qenë më parë, pikërisht gjërat që i jepnin identitet.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article