Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky është reagimi i parë nga qeveria.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Spiropali ka postuar një foto bardh e zi të Berishës nga Kuvendi. Përkrah fotos, Spiropali quan Berishën Sekspir, ndërsa shkruan se “s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”.
“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.
Shekspir”, shkruan Spiropali.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb