“Himara”/ Bido: Gjikuria “fushatë” në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

3 months ago 16

Ardit Bido në një postim në rrjetet sociale është ndalur në fushatën për Bashkinë e Himarës, ku ka thumbuar kandidatin e opozitës, por edhe deputetin Agron Gjekmarkaj.

“Lexova i habitur që edhe një intelektual i kalibrit të Agron Gjekmarkajt, në satirën e autogolit binte në të njëjtin kurth. Së pari, në retorikë antishqiptare na kujtonte se ishte nga Lezha e Malësia e Madhe, për të krijuar një alibi se “tradhtarë në veri nuk ka” e se na paska vetëm në jug. Në veri ka aq tradhtar sa ka dhe në jug, pakicë e papërfillshme, por me pushtet politik, përballë shumicës dërrmuese patriotike shqiptare, që në jug e në veri është po aq, njësoj! Agroni, që fliste për bisedën në Borsh, ku në fakt ishin vetëm tre malësorë, që prej vitesh votojnë aty, që e pritën shpurrën nga Tirana e Himara, se e bojkotuan të gjithë vendalinjtë, nuk e kuptonte dot si ngatërrohej Spiromiloja në idenë gjeniale të partisë së vetë për të kandiduar vorioepirotistin Gjikuri e jo shqiptaren Dhimojani në atë bashki!”, shkruan Bido, në një replikë me Flavion.

Postimi i plotë:

Një replikë me Flavion që më përmendi, Gjekmarkajn që flet nën hijen e Spiromilos dhe takimet e orës dy të mëngjesit “për fushatë” të virioepirotistëve në Kuçin e Kurveleshit!

I dashur Flavio,

Më vjen keq që lexoj prej teje një tekst të mbushur me të pavërteta, sepse si një pinjoll i një familje patriotike që ka luftuar për shqipen në Kishën Ortodokse të Shqipërisë, siç ti je, ty nuk të takojnë. Të bësh sikur nuk e di që Fredi Beleri është përdhosës i simboleve kombëtare, pra i atij flamuri shqiptar për të cilin paraardhësit e tu luftuan për ta mbrojtur, nuk është pakujdesi.

Dhe nuk është përdhosës i simboleve kombëtare se e themi ne, por se edhe Gjykata e Strasburgut ka vendosur kështu. Të bësh sikur nuk e di që Fredi Beleri është dënuar nga shteti grek për armbajtje pa leje të kallashnikovëve të vjedhur gjatë vrasjes së Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit në Masakrën e Peshkëpisë, është sërish jo pakujdesi, por dalje kundër parimeve të mbiemrit Qarri që ka dhënë kaq shumë për këtë vend. Ti flet për mua, që kam aftësinë të mos shohë me syze partiake, siç shumë ndër jush shohin, për të thënë se kandidimi i Tavos, që individualisht është i pakritikueshëm se jo vetëm që ka vepruar përherë si patriot shqiptar, por MAVI i Belerit i ka bërë dy atentate për ta vrarë si “tradhtar të Vorio Epirit”, është gabim politik në simbolikë i kësaj shumice, naivitet se mund të bindet Greqia apo të merren vota të nën 15% të vetidentifikuar grek në Himarë dhe mungesë e theksuar kreativiteti. Mirëpo, përballë këtij gabimi në simbolikë e jo në person, kemi një faj: tradhtinë, vendosjen e një vorioepirotisti të Nikolas Gejxh, që e ka emrin Petro Gjikuria e ka punuar 30 vjet për “Vorio Epirin”! E mes të dyjave, unë e kam burrërinë të them edhe gabimin, edhe faktin që Tavo është kandidati që nuk i dëmton interesat kombëtare shqiptare! A e ke ti burrërinë të flasësh për tradhtinë e atyre që mbështesin vorioepirotistët?

Lexova i habitur që edhe një intelektual i kalibrit të Agron Gjekmarkajt, në satirën e autogolit binte në të njëjtin kurth. Së pari, në retorikë antishqiptare na kujtonte se ishte nga Lezha e Malësia e Madhe, për të krijuar një alibi se “tradhtarë në veri nuk ka” e se na paska vetëm në jug. Në veri ka aq tradhtar sa ka dhe në jug, pakicë e papërfillshme, por me pushtet politik, përballë shumicës dërrmuese patriotike shqiptare, që në jug e në veri është po aq, njësoj! Agroni, që fliste për bisedën në Borsh, ku në fakt ishin vetëm tre malësorë, që prej vitesh votojnë aty, që e pritën shpurrën nga Tirana e Himara, se e bojkotuan të gjithë vendalinjtë, nuk e kuptonte dot si ngatërrohej Spiromiloja në idenë gjeniale të partisë së vetë për të kandiduar vorioepirotistin Gjikuri e jo shqiptaren Dhimojani në atë bashki!

“Nuk e kuptonte dot” është ironi, sepse sarkazma e vërtetë është se Agroni dhe ata që erdhën nga Tirana sapo kishin mbaruar një takim në zyrat e OMONIA-s, ku kushdo që ka shkelur, e ka parë flamurin e Spiromilos, djegësit të Borshit, në murin e zyrës së mbledhjeve! Pra, Agroni, pasi foli nën fotografinë e Spiromilos së vrasjes së shqiptarëve krah Gjikurisë u habit se pse niprit e atyre që u vranë nga vorioepirotistët i mbyllën derën se Gjikuria mbështet ideologjinë e Spiromilos. E quajti edhe Gjikurinë “shqiptar” kur Gjikuria përbetohet si grekoamerikan, si vorioepirotist i Federatës, si pasardhës i idealeve që shfaqet me fotografitë që tek OMONIA, nga Agroni bëri deklarata përbetuese proshqiptare, i qëndronin si luciferë, njëfarë shënjtërosh, të vorioepirotizmit mbi kokë.

Ndaj, Flavio, jo vetëm se ti je nga një familje e sprovuar atdhetare, po se të njoh që je aq liberal, sa të mos ngatërrosh të qenit grek, me të qenit antishqiptar, kur shumica dërrmuese e minoritetit të Irini Qirjakos, Lefter Talos, Panajot Panos, Dhimitër Bedulit, Vasil Mesopotamidhit e të tjerë, janë po aq patriot sa unë e ti; ti, pikërisht ti, nuk mund të biesh pre e satirës brilante në penë por të rëndë për stomakun të Gjekmarkajt, që nuk sheh bashkëpunëtorët e nazistëve të Agimit të Artë, dhe i njëson ata me bashkëqytetarët tanë shqiptarë 97% e këtij vendi a grekë, vlleh, maqedonas, bullgar, a çdo etni paçin.

Ti, që e di mirë se ajo bashki është mbi 85% shqiptare patriotike, nuk mundet të mbyllësh sytë që gjikuristët e vorioepirotizmit bënë dje fushatë në Kuç në orën 2 të mëngjesit, orë që veç fushatë nuk bëhet, por që thirren ca emra që i dimë, e që joshen me krushqi a mbështetje, për të “shitur” votën drejt vorioepirotizmit.

E di ku e kam hallin Flavio? Gushti do iki e do vijë shtatori. E nëse do duhet të themi se me cilët agjent grekoamerikan është takuar kush poltikan/e në Athinë, me cilin agjent grek është takuar pa dijeninë e tij Agroni në Himarë, me cilën metodë e cilët janë ata të “takimeve elektorale të orës dy të mëngjesit” në Kuç, këtu do jemi e do i themi. Dhe ta them unë këtë, ai që po erdhi ai çast, do thotë me emër mbiemër edhe gabimet e palës tjetër, që lejoi fajin e palës së Gjikurisë tuaj! Duke e ndarë sërish gabimin nga faji, por duke folur troç. Siç ti e di, nuk më ka munguar kurrë guximi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article