Një 39-vjeçar është qëlluar për vdekje nga oficerët e policisë në Florida gjatë një sulmi me armë.
Policia mbërriti në shtëpinë e tij menjëherë pas një njoftimi për zjarr. Pak pas mbërritjes së tyre në shtëpi, policia zbuloi se Richard Hamm ishte përpjekur të digjte të gjallë djalin 9-vjeçar të partneres së tij. Sipas raportimeve, ai besonte se fëmija ishte i pushtuar nga demonët.
Dëshmitarët thanë për policinë se kishin parë Hamm të hidhte fëmijën në zjarr dhe të hidhte një batanije të ndezur mbi të. Fatmirësisht fëmija ka mundur të shpëtojë vetëm me djegie të lehta.
Policia i bëri thirrje Hammit të dorëzohej, por ai jo vetëm që refuzoi, por dyshohet se i sulmoi me një shufër metalike. 39-vjeçari ka goditur në kokë njërin prej policëve, ndërsa kolegu i tij hapur zjarr dhe duke e qëlluar për vdekje.
9-vjeçari u ka treguar policëve se ai iu desh të bënte dush për 10 ditë dhe në 24 orët e fundit para se të ndodhte incidenti nuk kishte ngrënë asnjë gjë. Siç dyshohet se Hamm dhe nëna e tij shpesh përdorin drogë, ku 39-vjeçari e kërcënoi të miturin shpesh herë me thikë.
Vihet re se 39-vjeçari kishte një të kaluar kriminale pasi ndër të tjera ishte dënuar për grabitje me armë dhe posedim droge në Arkansas, Karolinën e Jugut dhe Xhorxhia.
Top Channel