Holanda u ofron qytetarëve makina me krem kundër diellit falas

3 months ago 9
Reklamë

Për të trajtuar numrin në rritje të rasteve me kancer të lëkurës, Holanda ka vendosur t’u ofrojë qytetarëve të saj mbrojtje nga dielli falas në vitin 2023.

Tani, videoja e një makine shitëse e cila ofron falas krem dielli në një park publik është bërë virale.

Në klip, njerëzit shihen duke e aplikuar me radhë kremin, përcjell Telegrafi.

Free sunscreen vending machines have begun to be placed in public areas in the Netherlands.

pic.twitter.com/XVXjcI2Pwa

— The Best (@ThebestFigen) May 16, 2024

Bëhet e ditur se ky hap vjen pasi qeveria holandeze ka njoftuar se kremrat e diellit do të vihen në dispozicion në shkolla, universitete, parqe, ambietne sportive dhe hapësira publike.

“Makinat që ofrojnë krem kundër diellit falas kanë filluar të vendosen në vende publike në Holandë”, thuhet në mbishkrimin e videos.

“Kush e ka menduar këtë, meriton rritje rroge”, ka shkruar një përdorues.

“Ky mund të jetë motivimi im kryesor për ta vizituar Holandën në të ardhmen”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Read Entire Article