Homazhe për Gerti Bogdanin në derbin e kryeqytetit, klubi i Tiranës: Do të fitojmë për të

3 weeks ago 47

Partizani dhe Tirana do të luajnë mbrëmjen e sotme supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

Derbi i kryeqytetit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe startoi në orën 20:00.

Lexo edhe :

Related Posts

Klubi i Tiranës ka mbajtur homazhe për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ataku kardiak.

Siç duket edhe në pamje, fotot e Bogdanit janë shfaqur në stadium, teksa para ndeshjes ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

“Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës. Besojmë se sot do fitojmë për të. Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article